Aksident i rëndë në Bulqizë, dyshohet për tre të vdekur dhe një i plagosur,ende nuk bëhen të ditur identitetet e viktimave dhe të plagosurit

Aksident i rëndë në Bulqizë, dyshohet për tre të vdekur dhe një i plagosur,ende nuk bëhen të ditur identitetet e viktimave dhe të plagosurit

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur ndërsa një tjetër i plagosur në Trebishtë, zonë kufitare me Maqedoninë.

 

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin 4 persona, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një humnerë. Si pasojë tre persona kanë gjetur vdekjen ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Dibrës së Madhe të Maqedonisë.

 

Mendohet se viktimat janë shqiptarë që jetojnë jashtë por ishin kthyer për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre.

 

Ndërkohë nga momenti në moment pritet edhe njoftimi zyrtarë i policisë pasi ende deri tani nuk është komunikuar asgjë në lidhje me aksidentin.

Foto ilustruese

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy