
<p>Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.</p> <p>Kjo është një Ministri e re dhe pa portofol që u paralajmërua nga Kryeministri Rama javën e kaluar.</p> <p>Dekreti i Presidentit Begaj për ministren e re të kabinetit qeveritar pritet të votohet sot në Parlament dhe më pas të marrë detyrën zyrtarisht.</p> <p>Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë e Shqipërisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.</p>



