Operacioni "Nata e Ftohtë", pranga pesë të rinjve, shpërndanin drogë në “Qytet Studenti”

Operacioni "Nata e Ftohtë", pranga pesë të rinjve, shpërndanin drogë në “Qytet Studenti”

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Nata e Ftohtë” dhe ka arrestuar pesë të rinj për shpërndarje të lëndëve narkotike. 

Sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qira janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në procione gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’.

Të arrestuarit

– Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

– Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë

– Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë

– Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë

– Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  • 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.
  • Dy telefona të markës Iphone 4.
  • Disa qese farmaceutike të tejdukshme.
  • Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit Marin Tona.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy