Besnik Velija, redaktori i gazetës “Express”, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi negociatat e djeshme Kosovë-Serbi për targat e automjeteve, të cilat dështuan. Velija zbuloi se Kosova kishte bërë një propozim për zgjidhje, që ishte më i pranueshmi për BE-në, por Serbia e kishte refuzuar, duke mos bërë asnjë propozim alternativ.
Qarkullimi sot ka vazhduar normalisht me stick-era (ngjtiëse), dhe do të vazhdojë kështu deri në një marrëveshje. Problemi i Serbisë dhe Kosovës, është që çfarëdo lloj marrëveshje diskutohet mbi baza të problemit politik që kanë dy vendet. Dje ishte afati i fundit për marrëveshje dhe palët nuk gjetën pajtim. Pala kosovare ka ofruar një propozim që ishte më i pranueshëm për BE-në. Ndërsa Serbia nuk ka paraqitur asnjë propozim dhe ka refuzuar atë të Kosovës. Bazuar në negociatat e zhvilluara deri më tani nuk pres një marrëveshje së shpejti. Laçjak ka hasur në vështirësi madje që t’i kishte në një takim trilateral, Kosovën dhe Serbinë. Është shumë e vështirë të ketë marrëveshje, nëse s’do ketë presion nga shteteve të fuqishme në BE, Gjermania, Franca, apo pa përfshirje të SHBA-ve”.



