Vetmia e moshës së tretë, raporti në Japoni: Në 2023 ishin 42 mijë të vdekur për të cilët nuk u interesua askush

Vetmia e moshës së tretë, raporti në Japoni: Në 2023 ishin 42 mijë të vdekur për të cilët nuk u interesua askush

Japonia është vendi me plakjen më të lartë të popullsisë. Përgjatë vitit 2023, në Japoni ishin rreth 42 mijë trupat e të vdekurve për të cilët nuk u interesua askush. Shifrat dalin nga një raport i qeverisë, sipas të cilit ka një rritje të numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm.

Trupat në fjalë u dogjën ose u varrosën nga autoritetet lokale, sipas studimit të parë të këtij lloji, raportoi të dielën Kyodo Neës me bazë në Tokio.

41 969 trupa, të identifikuar dhe të paidentifikuar, përbënin 2.7 përqind të vdekjeve në 2023.

Studimi, i porositur nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, tregoi se shumica e bashkive nuk kishin një protokoll të vendosur për trajtimin e trupave, duke përfshirë edhe sa kohë duhet të mbaheshin para djegies.

Ligji për varrezat dhe varrosjet dhe rregulloret e tjera përcakton se nëse nuk gjendet asnjë njeri i afërt i viktimës, atëherë pushteti komunal i vendit të vdekjes do ta djegë trupin.

Sipas parashikimeve të Institutit Kombëtar të Kërkimit të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore, rreth 23.3 milionë nga 52.6 milionë familje, ose 44.3 për qind, do të jenë familje me një person deri në vitin 2050.

Sot, në botë ka rreth 830 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e lart. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, kjo fashë parashikohet të rritet në 1.7 miliardë deri në vitin 2054. Azia, kontinenti më i populluar në botë, është në qendër të këtij ndryshimi dhe popullsinë e saj e moshuar pritet të dyfishohet.

Ndërsa rritja e shpejtë e popullsisë ka nxitur një pjesë të kësaj rritjeje, kujdesi më i mirë shëndetësor dhe jetëgjatësia e rritur luajnë gjithashtu një rol të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy