20 gra të dënuara punësohen në fasoneri

20 gra të dënuara punësohen në fasoneri

20 gra të dënuara do të marrin pjesë në fillimin e zbatimit të programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar. Sipas Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj projekti projekti për punësimin e të dënuarve fillon në IEVP “Ali Demi”.

Në një postim në rrjete sociale, Gjonaj thotë se 20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave ndërsa Gjonaj thekson se ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që për herë të parë në sistemin e burgjeve, në këto 30 vjet, filluam zbatimin e programit të parë të punësimit për personat e paraburgosur dhe të dënuar.

Tashmë që kuadri ligjor është i plotësuar duke përfshirë edhe të drejtën e punësimit të të burgosurve, projekti i parë pilot filloi sot zbatimin në IEVP “Ali Demi” në bashkëpunim me shoqatën “Pro Export Albania”.

20 gra të dënuara do të marrin pjesë në këtë program, i cili fillon me trajnimin profesional një mujor dhe më pas firmosja e kontratave individuale të punës për prodhimin e çantave me pagë referuese të pagës minimale. Baza materiale, makinat qepëse tani janë vendosur në dispozicion të të dënuarave dhe ky është vetëm fillimi i programit të punësimit që do të realizojmë në institucionet penitenciare.

Projekte në vijim të punësimit do të pasohen edhe në Institucionet e tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të punësuar sa më shumë të dënuar, që jo vetëm të përmbushim objektivat tanë për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre përmes punës, por edhe për t’i dhënë mundësinë e pagesës në të njëjtat kushte si pjesa tjetër e punëtorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy