52-vjeçari plagoset me armë zjarri para Drejtorisë së Policisë Gjirokastër

52-vjeçari plagoset me armë zjarri para Drejtorisë së Policisë Gjirokastër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal bastesh fare pranë Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas informacioneve të para, një person u plagos mbrëmjen e sotme në ngjarjen e ndodhur në lagjen "18 shtatori".

I plagosur ka mbetur shtetasi Xhelo Gerveshi, 52 vjeç, nga Lazarati. Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë sapo doli nga një pikë bastesh sportive.

Blutë e Gjirokastrës kanë identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Valentin Buci. 

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy