Debate të forta ka pasur gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjeve i cili u drejtua për herë të parë nga deputetja e PS-së Vasilika Hysi, pasi Fatmir Xhafaj u emërua ministër i Brendshën.
Mbledhja ka nisur me debate mes deputetiti Tom Doshit dhe Inspektorit të ILDKP-së.
Gjatë raportimit të inspektorit të ILKDP-së në Kuvend është hasur në një rezistencë nga deputeti Doshi për shkak të hetimit të herë pas hershme të pasurisë së tij.
Për ILDKP-në, “Tom Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në Prokurori”. Por Doshi ka reaguar ashpër duke thënë “ Mua çdo vit më bie shorti për tu kontrolluar”.
Ligjvënsesi socialist e ka etiketuar këtë institucion si më të korruptuarin në vend.
Debatet
Tom Doshi: ILDKP, institucioni më i korruptuar në vend. Kryetari i ILDKP, më i korruptuari
ILDKP: Doshi po hetohet në prokurori për fshehje pasurie
Doshi: Çdo vit më bie shorti të hetohem, Ganaj i korruptuar
Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë ta diskutoni këtë çështje
Doshi: Rri aty Vasilika se atë e di unë. Jeni mashtruesa që nga i pari te i fundit. Mos më tregojë fytyra e tij që jam në hetim
Doshi: Të jesh më e kujdesshme kur flet, kuptove



