Ushtria pakistaneze njoftoi këtë të premte se kishte vrarë 30 talebanë pakistanezë ose anëtarë të një grupi të lidhur me të në kufirin afgan.
Kjo është e njëjta zonë ku 16 ushtarë u vranë gjatë një sulmi javën e kaluar.
"Forcat e sigurisë demonstruan profesionalizëm të jashtëzakonshëm, gatishmëri dhe parandaluan një katastrofë të mundshme ", tha ushtria në një deklaratë, duke akuzuar Indinë për mbështetjen e militantëve.
"Një sasi e madhe armësh, municionesh dhe eksplozivësh u sekuestrua gjithashtu ", vijoi deklarata.
Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif vlerësoi forcat e sigurisë për pengimin e një përpjekjeje për infiltrim.
"Ne jemi të përkushtuar për të eliminuar të gjitha format e terrorizmit nga vendi ", thuhet në deklaratë.



