Partia Demokratike ka bërë publike dokumente, që sipas saj vërtetojnë vjedhjen dhe korrupsionin me fondet publike të shkollave nga ana e Bashkisë së Krujës.
PD thotë se tenderat e shkollave në Thumanë e Borizanë janë zhdukur nga sistemi, ndërsa i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimet.



