
SHBA pret një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel. Deklarata është bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.
Ai vë në dukje ka pasur një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.
“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, tha Escobar.



