Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në statusin e tij një album me foto ku tregon gjendjen që ndodhen banorët e Laçi pas përmbytjes së një dite më parë nga shirat e rrëmbyeshëm.
“Laçi një ditë pas përmbytjeve, i lënë në mëshirë të fatit”, shkruan Basha në statusin e tij ne Facebook pasditen e së martës.
“Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës.”



