Këngëtarja Rezarta Shkurta këtë të diel nisi plazhin për herë të parë për këtë sezon, bashkë me të bijën Hera.
“Unë me shoqen time të ngushtë e inauguruam detin”, shkruan Rezi në Instagram, teksa publikon fotografi të tyre.
Këngëtarja duket super në formë, duke shfaqur linja ndjellëse të cilat bien edhe më shumë në sy në sajë të bikinit që mban veshur.
Rezarta është e martuar me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i cili u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë. Ata kanë bashkë një vajzë të vogël me emrin Hera.



