
Sezoni kurativ në Llixhat e Treganit në Elbasan ka nisur sërish, duke sjellë fluks të shtuar vizitorësh, kryesisht të moshës së tretë. Megjithatë, pavarësisht interesit të vazhdueshëm, problematikat e evidentuara ndër vite vijojnë të mbeten të njëjta, sidomos sa i përket infrastrukturës dhe kushteve të higjenës.



