Janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë dhe 6 viktima si pasojë e infektimit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publikimin e rasteve për 24 orët e fundit, ku vihet re se nga 1954 testime ditore kanë rezultuar pozitivë 489 të infektuar.
Nga raportimi ditor mësohet gjithashtu se janë 165 të shëruar gjatë orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 11,861.
Që prej fillimit të pandemisë rezultojnë 23,210 të infektuar dhe 549 humbje jete si pasojë e virusit.
Shpërndarja gjeorgrafike e rasteve ditore dhe numrit të përgjithshëm vijon si më poshtë:
COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549



