Shpërthen sërish vullkani Etna

Shpërthen sërish vullkani Etna

Vullkani Etna në Sicili ka shpërthyer sërish. Në mbrëmjen e së martës nga vullkani filloi të dilte llavë. Këtë e bëri publik Instituti Gjeofizik dhe Vullkanologjik (INGV) në Twitter.  

Vullkani Etna , i cili është gjithsej 3300 metra është vullkani më i lartë aktiv në Evropë. Në paraditen e së martës nga vullkani filloi të dilte hi dhe tym i dendur, i cili shkoi deri në 4000m.  

Ky nuk është vullkani i vetëm në Sicili, që po nxjerr llavë. Në verilindje të ishullit ndodhen shumë ishuj vullkanik. Në njërin prej këtyre ishujve ndodhet edhe vullkani Stromboli, i cili shpërtheu në fundjavë. Llava arriti të derdhej në breg të detit.  

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur dëme në njerëz dhe asnjë dëm tjetër i cili ia vlen të përmendet./Spiegel/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy