
Malta ka braktisur planin e saj për të mbyllur kufijtë për turistët që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19. Të premten qeveria njoftoi se duke filluar nga 14 korriku, personat që udhëtonin drejt Maltës do duhej të provonin se ishin vaksinuar. Por ky njoftim u pasua me kritika nga Komisioni Evropian.
Qeveria njoftoi të martën se në vend të kësaj, turistët do të përballen me një periudhë karantine. Sipas Euronews periudha e izolimit të detyrueshëm për ata që mbërrijnë nga vendet e certifikuara si "të kuqe" është 14 ditë.
KE kritikoi ndalimin, duke theksuar se sistemi i lejes shëndetësore të miratuar nga BE nën të cilin duhej të provonin se ishin vaksinuar, shëruar nga koronavirusi, ose testuar negativisht së fundmi ishte i detyrueshëm për vendet anëtare.



