Fabrika finlandeze krijon birrën speciale “NATO”

Fabrika finlandeze krijon birrën speciale “NATO”

Qytetarët në Finlandë së shpejti do të mund të festojnë aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO me një birrë të prodhuar posaçërisht për këtë rast.

Fabrika e vogël e birrës “Olaf Brewing”, me qendër në qytetin e Savolinna, ka krijuar një birrë të quajtur “Otan Olutta”, që do të thotë “Unë marr një birrë”. Otan është gjithashtu akronimi francez dhe portugez i NATO-s.

Ne donim të sillnim pak humor në këto kohëra të vështira”, tha pronari i fabrikës së birrës, Petteri Vanttinen.

Savonlinna, rreth një orë larg kufirit rus, ka një histori shumë të përgjakshme, një qetet që u bombardua nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur shumë qytetarë mendojnë se ky është një vendim i mrekullueshëm, atëherë pse të mos pijmë për ta festuar atë”, tha ai.

Finlanda dhe fqinji i saj Suedia kanë shpallur synimin e tyre për t'u bashkuar me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Udhëheqësit e të dy vendeve do të udhëtojnë të enjten në Shtëpinë e Bardhë për një takim me Presidentin Biden.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy