
“SHBA po shkon ‘në drejtimin e gabuar’ në pandeminë e koronavirusit ndërsa infeksionet rriten midis të pavaksinuarve”, ka paralajmëruar eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të vendit.
Dr. Anthony Fauci tha se varianti Delta i Covid-19 po arrin kulmin në zonat me norma të ulëta vaksinimi. Ai tha se zyrtarët shëndetësorë po konsiderojnë njw rikthim tw maskave për amerikanët e vaksinuar për të frenuar rastet.
Ofrimi i dozave përforcuese për njerëzit në nevojë ishte gjithashtu nën shqyrtim. Situata e koronavirusit në SH.B.A. po bëhet "një pandemi mes të pavaksinuarve", tha Dr Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit të SHBA Joe Biden të dielën. Më shumë se 162.7 milion njerëz - ose 49% e popullsisë - janë vaksinuar plotësisht në SHBA, tregojnë të dhënat zyrtare.
SHBA kishte qenë një udhëheqëse botërore në marrjen e dozave deri në prill, kur normat e vaksinimit filluan të bien. Shkalla e vaksinimit është veçanërisht e ulët në shtetet jugore, ku më pak se gjysma e banorëve kanë marrë dozën e tyre të parë në disa raste. Ndërkohë, infeksionet e përditshme të koronavirusit janë përsëri në rritje pasi numrat ranë në maj dhe qershor.
Trendi i është atribuar, pjesërisht, përhapjes së shpejtë të variantit shumë të transmetueshëm Delta të Covid. Rritjet më të mëdha në rastet e Covid janë në shtete me norma më të ulëta të vaksinimit, të tilla si Florida, Texas dhe Misuri.



