Fond 9.6 mln franga për vendin tonë, Meta dekreton ligjin e marrëveshjes me Zvicrën

Fond 9.6 mln franga për vendin tonë, Meta dekreton ligjin e marrëveshjes me Zvicrën

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e marrëveshjes me Zvicrën, "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë, deri më 30 gusht 2023, fonde në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash, rreth 8.8 milionë euro).

Këto fonde do të përdoren për realizimin e projektit “Aftësi për punë“, faza e dytë.

Risitë e kësaj marrëveshje janë:

1.Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

2.Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.

3.Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.

Presidenti Meta gjen rastin të vlerësojë ndihmën e drejtpërdrejtë të Konfederatës Zvicerane, veçanërisht në rastin konkret, për të kontribuar në mbështetjen e moshave të reja të të gjitha grupeve sociale në Shqipëri, përmes projekteve për përmirësimin e aftësive profesionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy