Hidhet shorti për anëtarët e KED, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri

Hidhet shorti për anëtarët e KED, Sokol Binaj zgjidhet kryetari i ri

Këshilli Emërimeve në Drejtësi nga sot do të ketë dy anëtarët e rinjë të përzgjedhur me short.

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur nga Gjykatës Kushtetuese për  në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2022.

Ai u zgjodh anëtar i KED nga gjykata e Lartë në shortin e hedhur në Presidencë dhe automatikisht mban edhe kryesimin e KED për një mandat 1 vjeçar.

Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi

Nga Gjykata Kushtetuese

-Marsida Xhaferllari (anëtar i përhershëm)

-Elsa Toska (anëtar i përhershëm)

-Altin Binaj (anëtar zëvendësues)

Nga Gjykata e Lartë

-Sokol Binaj (anëtar i përhershëm dhe kryetar i KED)

-Sandër Simoni (anëtar zëvendësues)

Nga Prokuroria e Përgjithshme

-Anila Leka (anëtare e përhershme)

-Thoma Jano (anëtar zëvendësues)

Enton Dhimitri zgjidhet anëtarë i përhershëm i KED, Ridvan Hado, anëtarë zëvendësues i KED, Edlira Petri anëtare e përhershme e KED.  

Në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nga radhët e prokurorëve janë përzgjedhur nga shorti, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka dhe Thoma Jano.

Në garë morën pjesë Kryeprokurori Olsian Çela dhe prokurorët Arqile Koca, Alfred Prigonati dhe Alma Muça.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy