Horoskopi ditor, e hënë 24 mars

Horoskopi ditor, e hënë 24 mars

Dashi

Ekziston mundësia që të mos jeni në gjendje të shprehni ndenjat ndaj të dashurve tuaj. Do të keni kohë mjaftueshëm, ndaj rekomandohet edhe meditimi. Partneri juaj mund të fokusohet shumë në punë.

Demi

Ndajini problemet familjare me partnerin tuaj. Sjellja e ftohtë e një miku mund t’ju fusë në mendime.  Rekomandohet të thoni të vërtetën që në fillim, në mënyrë që të shmangni probleme të mëtejshme.

Binjakët

Ka gjasa ta gjeni veten në një situatë mjaft interesante, që mund t’ju ndriçojë ditën tuaj. Mos u shqetësoni nga kritikat që mund t’ju vijë. Rekomandohet që përveç arsyes, të ndiqni edhe intuitën.

Gaforrja

Mos shpenzoni para për artikuj të pavlerë. Përsëritja e disa gjërave në jetë që nuk janë më të rëndësishme, nuk është ajo çfarë duhet të bëni. Ka gjasa që familjarët tuaj të mos i vlerësojnë mendimet tuaja sot.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të vlerësohen për sjelljen e tyre sot. Gjendja financiare parashikohet e qëndrueshme. Bëni kujdes me shëndetin. Rekomandohet vazhdimisht të ushtroheni fizikisht.

Virgjëresha

Do të ndiheni në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo do t’ju bëjë të jeni aktiv gjatë kësaj dite. Nuk përjashtohet mundësia e një lajmi që do t’ju lumturojë pafund.

Peshorja

Është e rëndësishme t’i nënshtroheni një diete të balancuar ushqimore. Mund të mos jeni dakord me çdo gjë që thonë familjarët. Ekziston mundësia që partneri juaj të vërë në dyshim dashurinë tuaj.

Akrepi

Do të jetë një ditë mjaft e mirë sa i përket anës shëndetësore. Sa i përket aspektit financiar, nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme. Marrëdhënia romantike do të jetë nën kontroll.

Shigjetari

Do të vlerësoheni për të menduarit pozitivisht. Aftësia juaj për të mësuar gjëra të reja është e mrekullueshme. Çështjet e financave do të duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.

Bricjapi

Kjo nuk është dita e përshtatshme për të ecur përpara me projektet tuaja. Disa pengesa të shkaktuara në mënyrë artificiale do të jenë të pakalueshme. Disa beqarë të kësaj shenje mund të nisin një histori.

Ujori

Hiqni dorë nga kokëfortësia juaj për hir të lumturisë. Në dashuri duhet të tregoheni mirëkuptues dhe tolerant. Kjo do të vlerësohet menjëherë nga partneri/partnerja juaj.

Peshqit

Shumë shqetësim mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj. Shmangni konfuzionin, pasi mund të ndikojnë negativisht në qartësimin tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një lidhje të papritur romantike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy