Rama dhe Zaev bëjnë bashkë qeveritë, mbledhja e përbashkët në muajt e ardhshëm

Rama dhe Zaev bëjnë bashkë qeveritë, mbledhja e përbashkët në muajt e ardhshëm

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Mbledhja ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve. Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrit, Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev janë dakordësuar për mbledhjen gjatë takimit dypalësh në Shkup.

Njoftimi i Kryeministrisë

Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase. Ministrite e Jashtme te te dy vendeve do te pergatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do te percaktojne kohen e mbajtjes se mbledhjes te dy qeverive.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.​

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy