Muzika dhe filmat e huaj në kulturën shqiptare (VIDEO)

Muzika dhe filmat e huaj në kulturën shqiptare (VIDEO)

Përtej bibliotekës, një antenë me kanoçe, apo një radio e fshehtë në kërkim të valëve ishin gjatë diktaturës, urat e brishta të lidhjes me botën jashtë Shqipërisë komuniste.

Kultura e huaj, mbështetur në shinat e muzikës dhe kinemasë, ishte sa e ndaluar, aq edhe e dëshiruar. Pleniumi i katërt, me dënimet kobzeza, i bëri njerëzit e artit në vitet ’73 të ishin thuajse krejtësisht të frenuar ndaj qasjes së tyre me kulturën perëndimore, në imazh, ide apo tinguj. E megjithatë, gjatë viteve ’80, dukej thuajse e pamundur të frenohej flladi i lehtë i kulturës perëndimore, që vinte si një dezhavu i panoramikës shumëngjyrëshe përtej mureve të komunizmit.

Pas mesit të viteve ’80, njohja e shqiptarëve me muzikën e kinematografinë e huaj ishte disi më e eksploruar...

Tek –tuk ndikimet e huaja nisin të krijojnë nuancat e para në artin shqiptar.

Pas vdekjes së diktatorit, siç tregon Bejko, gradualisht nisi një lloj liberalizimi sa u përket televizioneve. Vetë TVSH-ja, lejonte transmetimin në orare të caktuara të kanaleve italiane, kryesisht kur flitej për ndeshje futbolli, ndërsa kriteret për ideologjinë e filmave ende nuk kishin ndryshuar. Në veçanti një prej tyre, siç ishte “La piovra” (Oktapodi), jo vetëm do të rrënjosej në memorien e shqiptarëve, por sipas studiuesit do të ndikonte edhe në mënyrën sesi ata do ta perceptonin lirinë dhe demkracinë.

Me rënien e diktaturës, yjet e muzikës botërore dhe një larishmëri rrymash, prekën terrenin e ndaluar shqiptar. Ndërsa me ish-Kinostudion dhe rrjetin e kinemave drejt rrënimit, filmografia e huaj, sikundër ajo shqiptare, do të përqëndrohej në ekranet televizive.

Krahas radiove dhe televizioneve, përmes regjistrimeve në kaseta, muzika e huaj ishte thuajse në çdo shtëpi. Nuk kishte më një menu të limituar titujsh, e as ndonjë filtrim. Në mënyrë të befte e ilegale përvetësoheshin edhe filmat më në zë të kohës.

Përmes futjes së teknologjisë, muzikantët shqiptarë nisën të eksperimentojnë. E kënduara nuk ishte më vetëm live, dhe tingulli nuk buronte veç nga instrumentet muzikore. Ndërsa telenovelat e dashurisë dhe erosi kinematografik i munguar ngjallën interesin e spektatorit shqiptar.

Po ku anojnë pas 3 dekadave demokraci krijimtaria muzikore, por edhe shijet e masës?

Telenovelat vijojnë të jenë kryefjala e kinemasë televizive shqiptare të disa prej kanaleve kryesore, ndër to historitë e ish-Perandorisë Osmane mbizotërojnë, duke na çuar ndoshta jo vetëm në historinë e njënashme të disa shekujve të kaluar, por edhe përvetësimin e asaj kulture.

Në betejën e artit komercial shpesh të absorbuar nga jashtë e që shkon më shpejt tek publiku, Minga thotë se ka artistë që dinë të vendosin një balancë, duke ruajtur edhe krijimtarinë e mirëfilltë. Kjo balancë sipas Bejkos, është e domosdoshme edhe në kinematografinë që u ofrohet brezave, dhe në mungesë alternativash mund të vendoset nga vetë ata edhe përmes internetit e platformave si Netflix.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy