Abuzimet me tenderat, dënohet me 3 vjet ish-nëndrejtori Iljaz Labi

Abuzimet me tenderat, dënohet me 3 vjet ish-nëndrejtori Iljaz Labi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. 

Në përfundim të gjykimi krimet e rënda e kanë shpallur fajtor Labin dhe e kanë dënuar me 3 vite burg si dhe e kanë ndaluar për 5 vjet të ushtrojë funksione shtetërore. Gjithashtu 3 vite burg është vendosur edhe për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë si dhe 4 vite burg për Shemsi Sinanin.

Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderët e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Administratorët e kompanive "Dogel", "Vllaznia", "M.B.Kurti" dhe "Nelsa", konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Për të njëjtat akuza është dhe Artur Zoto, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili më datën 11 maj Gjykata e shpalli fajtor duke e dënuar me 5 vite burg.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy