
Të paktën 667 persona janë arrestuar pas natës së tretë të protestave në Francë, tha ministri i Brendshëm Gérald Darmanin. Përmes një postimi në Twitter ai thotë se policia dhe zjarrfikësit u përballën me kurajo “dhunën e rrallë” që përfshiu sërish vendin mbrëmë. Dje u shënua në Francë nata e tretë e protestave shkaktuara nga një sulm vdekjeprurës i policisë, njoftuan disa organizata të lajmeve, duke cituar burime në Ministrinë e Brendshme. Një total prej 421 arrestimesh u bënë, përfshirë 242 në zonën e Parisit, sipas raportimeve nga orët e para të së premtes. Shumica e të arrestuarve janë nga 14 deri në 18 vjeç, tha gazeta Le Figaro. “Numri rekord i arrestimeve pasqyron urdhrat e prerë të lëshuar nga ministri për prefektët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit”, citohet të ketë thënë një burim nga Le Figaro. 5000 oficerë të tjerë policie, si dhe njësi taktike të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara, u vendosën për të shuar protestat e dhunshme dhe trazirat, të cilat shpërthyen të martën në mbrëmje në Nanterre, një periferi perëndimore e Parisit, dhe që atëherë janë përhapur në qytete të tjera.



