Luan Baçi: Çfarë tregon vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës (VIDEO)

Luan Baçi: Çfarë tregon vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës (VIDEO)

Kryetari i degës së PD në Fier Luan Baçi foli sot përmes një lidhje Skype në MCN TV për takimin e ish-liderit Sali Berisha me bazën dhe situatën brenda kësaj partie. Pyetjes nëse mbështet Bashën apo Berishën Baçi iu përgjigj duke thënë se ky është një debat i brendshëm që duhet të vazhdojë si i tillë ndërkohë që theksoi se ai mbështet statusin e PD. Lidhur me vendimin për përjashtimin e Berishës, Baçi tha se tregon se edhe vetë Basha është i bindur në pafajësinë e Berishës.

Intervista:

Pse zgjodhët ta prisni Berishën, a u konsultuat me Bashën, çfarë ju tha në takim?

Baçi: Kam qenë në takim të përhershëm me Bashën dhe unë pres çdo njeri që vjen këtu dhe s’ka pse të ketë shqetësim Basha.

Z. Noka, thotë se Basha po shantazhon krerët e degeve. Ju e keni ndjere kete?

Baçi: Unë jam një nga kryetarët dhe nuk ka shans të më shantazhojnë, askush se merr guximin. Ne jemi të bashkuar të gjithë prej 30 vitesh tashmë

Tashmë që ka dy qëndrime të kundërta mes Bashës dhe Berishës, cili do të jetë pozicioni juaj, kë përkrahni ju?

Baçi: Unë mbështes PD, statutin e saj dhe rregullat që ka PD. Nuk më vjen mirë që gazetarët pyesin kë do mbështetës. Ky debat është i brendshëm dhe si i tillë do të vazhdojë. Do ketë zgjedhje dhe do ketë dhe të mira në PD.

A shërohet ky problem nëse mblidhet këshilli kombëtar?

Baçi: Gjithmonë ka zgjedhje për çdo problem të lindur. Nëpër foltoret e tij Berisha i mëshon korrupsionit të qeverisë Rama por edhe problemeve në PD. Vendimi për përjashtimin e Berishës nga Basha tregon se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Për Berishën ky është një dënim politik nga DASH përderisa nuk ka fakte nuk mund të quhet i dënuar. E përjashtoj faktin e rreshtimit pro apo kundër. PD është parti e madhe dhe nuk është enjë individi qoftë ky Basha apo Berisha.

Cili mund të jetë objektivi i kuvendit?

Baçi: Askush s’mund ta mendojë që të mblidhet kuvendi i PD për të shqyrtuar DASH. Kuvendi mblidhet për të arë strukturat e saj dhe jo për të parë vendimet e një shteti tjetër. Se cili mund të jetë objektivi duhet të pyesësh personat e duhur, nuk jam në një ekip që të drejtojë, di të them që PD ka statut dhe në bazë të statutit çdo gjë është e mundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy