Berisha merr në mbrojtje banorët e Zharrëzës: Rama po i trajton në mënyrë çnjerëzore

Berisha merr në mbrojtje banorët e Zharrëzës: Rama po i trajton në mënyrë çnjerëzore

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” fotot e banorëve të Zharrëzës, të cilët prej ditës së djeshme vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Energjisë. Berisha akuzon Ramën se po sillet në mënyrë çnjerëzore me ta.

“Grevistët e urisë kaluan natën para ndërtesave të qeverisë që është shndërruar në organizatë kriminale me në krye Edvin Kristaq Ramën. Ai, si katil i vërtetë, në një akt çnjerëzor ndaj tyre urdhëroi policinë t'ju heqë çadrën, duke thënë se kërkesat u zgjidhën nuk kanë nevojë për çadrën! Sb”, shkruan ai.

Ndërkohë, ditën e djeshme, pas mbërritjes së banorëve të Zharrëzës në Tiranë, PD u përpoq të bëhej pjesë e protestës së tyre, por u refuzua.

Vetë Basha kërkoi falje më pas për neglizhencën e qeverisë demokrate gjatë mandatit të kaluar për banorët e Zharrëzës.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy