Kurti ngre shqetësimin: Putini mund ta shpërndajë luftën, Ballkani në rrezik

Kurti ngre shqetësimin: Putini mund ta shpërndajë luftën, Ballkani në rrezik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin se Vladimir Putin mund ta shpërndajë luftën diku tjetër, pasi sipas tij shefi i Kremlinit nuk ulet në tryezën e negociatave vetëm mbi Ukrainën.

Deklaratat e Albin Kurtit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin austriak.

Kryeministri i Kosovës tha se Ballkani Perëndimor është në rrezik, por shtoi se aleancat me SHBA-të dhe NATO-n është e pashkëputshme.

Putini gjatë luftës sonë, ka përmendur Kosovën vetëm një herë në muaj. Ndërsa tani e përmend pothuajse çdo ditë duke tërhequr paralele fallse me Krimenë. Ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s më 1999, dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vet. Jemi të brengosur, por jo të frikësuar. Populli është bashkë dhe aleanca jonë me BE-në, SHBA-në e NATO-n është e pashkëputshme. Presidenti rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave, jo me Zelenskyn, por me Bidenin. Për këtë qëllim, unë kam drojën që do ta intensifikojë luftën në Ukrainës, por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër sepse ai nuk mund të ulet dot në tryezën e negociatave vetëm me luftën në Ukrainë. Ballkani Perëndimor është në rrezik, megjithatë këtu veçse po bëhet lufta hibride. Në Nish, është Qendra Humanitare ruse, e cila është mbushur me plotë agjentë rusë. Por ne brengosemi, por s’jemi të frikësuar”, ka thënë Kurti të premten në konferencën për shtyp me kancelarin austriak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy