Kosova mban zgjedhjet më 6 tetor (VIDEO)

Kosova mban zgjedhjet më 6 tetor (VIDEO)

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Ky është vendimi që ka marrë kreu i shtetit, Hashim Thaçi mesditën e së hënës, një vendim ky që pason dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, presidenti Thaçi ngarkon Komisionin Qendror  të Zgjedhjeve për organizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

 “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё vendimin, e nënshkruar nga presidenti Thaçi.

Zgjedhjet e prakohshme në Kosovë vijnë për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Kreu i ekzekutivit të Kosovës u tërhoq nga drejtimi i qeverisë, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy