Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas lajmit të botuar dje në një faqe online në Itali, lidhur me zhdukjen e 1300 kontejnerë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri.
E pyetur nga “Panorama”, Prokuroria e Përgjithshme thotë se nuk ka asnjë hetim lidhur me sa pretendohet në shkrim. Gjithashtu, në atë shkrim citohej Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti, i cili supozohej se kishte nisur hetimet për zyrën e Kryeministrit Rama pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por kjo sipas Prokurorisë është e pavertëtë. “Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet ne nje shkrim te shperndare pasditen e sotme, lidhur me hyrje te mundshme ne menyre te paligjshme te konteniereve me mbeturina”, thuhet nga prokuroria.
“Gjithashtu, ne takimin ndermjet Prokurorit te Pergjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk eshte diskutuar nje ceshtje e tille”, thotë Prokuroria e Përgjitshme për “Panoramën”.
