Kishte fshehur 38.3 kg kokainë në automjetin e tij, arrestohet violinisti shqiptar në Francë

Kishte fshehur 38.3 kg kokainë në automjetin e tij, arrestohet violinisti shqiptar në Francë

Violinisti i njohur me origjinë shqiptare, Ben Bakalli 45 vjeç, është arrestuar në Francë pasi u kap duke transportuar 38.3 kilogramë kokainë në automjetin e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në La Turbie, pranë kufirit me Monakon, ku efektivët e Doganës së Mentonit ndaluan automjetin me të cilin muzikanti po udhëtonte. 

 

Sipas raportimeve të mediave franceze, gjatë kontrollit doganier u vu re një parregullsi nën tapetin e dyshemesë së automjetit. Kontrolli i mëtejshëm zbuloi dy hapësira të fshehura në dysheme, ku ishte fshehur sasia e madhe e kokainës.

 

Pas arrestimit, autoritetet franceze kryen edhe një kontroll në banesën e 45-vjeçarit në rajonin e Franche-Comté. Aty u zbuluan katër armë zjarri të shkurtra, dy pushkë, një jelek antiplumb, qindra fishekë dhe 88.900 euro në para cash, kryesisht në prerje 50-euroshe.

 

Para autoriteteve, violinisti ka deklaruar se ishte i regjistruar si qitës sportiv, ndërsa për shumën e parave ka pretenduar se ato vinin nga një dhurim i babait të tij. Megjithatë, sipas raportimit francez, disa prej armëve dyshohet se nuk ishin të deklaruara.

 

I dyshuari është përshkruar si një muzikant profesionist me një karrierë të njohur. Ai është anëtar i Orkestrës Simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté dhe ka interpretuar në ambiente të ndryshme koncertale.

 

Pas ndalimit, 45-vjeçari është lënë në paraburgim dhe pritet të dalë në gjyq në muajin tetor. Sipas raportimit të Nice-Matin, për veprat për të cilat akuzohet ai mund të përballet me deri në 10 vite burgim.

 

Rasti ka tërhequr vëmendje të veçantë në Francë për shkak të kontrastit mes profilit publik të të dyshuarit si muzikant profesionist dhe sasisë së madhe të drogës së sekuestruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy