I injektuan qetësues, ariu i rrallë ngordh gjatë një operacioni për ta kapur në Itali

I injektuan qetësues, ariu i rrallë ngordh gjatë një operacioni për ta kapur në Itali

Një park kombëtar në Italinë qendrore po heton ngordhjen e një ariu të rrallë ngjyrë kafe gjatë një operacioni për ta kapur atë.

Biologët në parkun në malet e Apeninës e kishin kapur kafshën duke i injektuar qetësues dhe i vendosën një qafore me GPS, në mënyrë që ata të mund të gjurmonin lëvizjet e tij.

Por ariu Marsican pak kohë më pas filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ngordhi, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur.

Zyrtarët e kafshëve të egra kanë përshkruar humbjen e ariut si "shumë serioze".

"Kjo është një specie në rrezik zhdukjeje dhe tani kanë mbetur vetëm 50 të tillë ose pak më shumë,", tha WWF Italia, pasi bëri thirrje për një rishikim të procedurave të kapjes së kafshëve, raporton BBC.

Ariu ishte kapur në grackë në formën e tubit mbrëmjen e së mërkurës, gjatë një operacioni të autorizuar në rezervat e natyrës Abruzzo, Lazio dhe Molise.

Sipas mediave italiane ariu nuk ishte synimi i operacionit dhe stafi i parkut po përpiqej të kapte një kafshë tjetër.

Ariu tjetër, Mario, kishte humbur gjatë natës në një fshat dhe u konsiderua se përbënte një rrezik për banorët e saj.

"Është hera e parë që jemi përballur me një emergjencë anestezie gjatë një kapjeje,"-tha për median Antonio Carrara, president i parkut kombëtar.

Sipas tij, "edhe pse protokolli zvogëlon riskun për ariun në një minimum, ato nuk mund të përjashtohen plotësisht".

Carrara kishte besim të plotë në stafin e parkut dhe shpresonte që pas ngordhje së tij do zbardhen edhe detajet se kush ishte shkaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy