
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rroge për forcat e emergjencave civile të cilët gjatë muajit gusht u përballën me zjarre masive në të gjithë vendin. Rama u shpreh se ajo kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme për sa kohë u kërcënohet jeta, por e cilësoi një motiv më shumë për të bërë një punë më të mirë.
Ai paralajmëroi gjykatësit të japin vendime të drejta për ata që vënë zjarre, duke u kujtuar se vendimet e tyre do u shërbejnë edhe fëmijëve të tyre, duke u kthyer në shembull për të tjerët.
U shpreh mirënjohjen, respektin, vlerësimin e mundshëm atyre që u angazhuan në këtë muaj zjarri dhe manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi. Këtu kam parasysh të gjitha forcat e angazhuara në terrene të vështira. Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botën dhe duke u afruar këtu te ne. Vuri në pozitë të vështirë vende të afërta që janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme dhe kishin nevojë për ndihmë. Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet që janë në emergjencë. Dua të shpreh një falënderim të posaçëm sot. Rolin thelbësor e keni ju që jeni aty në rreshtat e pasëm dhe ata që janë me uniformë për të përfaqësuar këtu një trupë shumë të madhe që arriti të shpëtojë jetë njerëzish duke parandaluar përmasa katastrofike. Dua t’u them të gjithëve, duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare civile, ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur kërcënohet jeta por është një motiv më shumë. Nuk dua të zgjatem por nuk mund të rri pa theksuar aspektin kriminal të këtyre vatrave të zjarrit që në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes së temperaturave dhe barbarisë së atyre që vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, përkushtimin e shumë gjeneratave. Ata nuk meritojnë të jetë të lirë por të kalben prapa hekurave. Këto nuk janë pasuria e askujt por e të gjithëve bashkë. Uroj që këta kriminelë barbarë jo vetëm të kalben në burg por të japin një mesazh për të tjerët kur të vijë vera e ardhshme”, tha Rama.
Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu vlerësimet për ushtarët, zjarrfikësit dhe pilotët që punuan në fikjen e zjarreve. Ai theksoi më tej se kjo situatë që kaloi duhet të shërbejë edhe si një moment reflektimi. Ministri tha se ata kanë mbajtur shënimet e nevojshme dhe vuri theksin se domosdoshmëria e modernizimit të Mbrojtjes Civile.
Sot është edhe ditë reflektimi. Kjo përballje na ka treguar sa i domosdoshëm është modernizimi i mbrojtjes Civile në Shqipëri. Mbrojtja civile nuk është vetëm funksion i një strukture të vetme, ajo fillon nga komuniteti, tek bashkitë dhe më pas te çdo institucion. Nga përballja me emergjencat duhet të mësojmë të gjithë. Ne kemi mbajtur shënimet tona, sa i përket gatishmërisë së mjeteve ajrore dhe të tjera. Do të ecim në këtë rrugë. Duke filluar nga ne dhe duke përfunduar te çdo kryeplak fshati është momenti të mbajmë shënime dhe të nxjerrim mësime tek përballja me emergjencat.
Kreu i Emergjencave Civile bën bilancin e dëmeve nga zjarret ku shpjegoi se janë djegur 33.420 ha kullota e shkurre, si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemëtari. Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri. Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.
Ne jemi një nga vendet me risk të lartë për zjarrte. Për shkak të temperaturave të larta Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që dogjën, kullota e pemtari. Zjarret përfshinë të gjitha qarqet. Zjarri më masiv ishte në gadishullin e Karaburunit, Maja e Rrunës, në Antigone ku humbën jetën edhe dy qytetarë. U konsiderua e domosdoshme kërkesa për ndihmë dhe asistencë ndërkombëtare, të cilët ndihmuan me helikopterë. 389 vatra zjarri shpërthyen në gjithë vendin. Nga vlerësimi janë djegur 33420 ha kullota, shkurre pyje si dhe 14 rrënjë ullinj pemtari.
Ndërsa, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj tha se forcat e armatosura janë përballër në një luftë të ashpër me zjarret për 3 javë, por ja kanë dalë që të minizojnë dëmet dhe të shpëtojnë jetë njerëzish.
Për 3 javë u përballëm në një luftë të ashpër me vatrat e zjarrit, që spo ndaleshin, situata ishte e vështirë por ja dolën për tu kujdesur për të ruajtur jetët, banesat apo dhe për të minimizuar dëmet materiale.



