Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për media së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Cameron është një mik i rajonit dhe një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.
Rama në takim me sekretarin e jashtëm Britanik tha se kanë diskutuar edhe për problematikën e emigracionit të paligjshëm për të cilën tha se do t’i shkojnë deri në rrënjë këtij problemi.
Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, jemi shumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbahket për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e proceseve të pajtimit të bashkëpunimit në rajon. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interes për normalizimin të raporteve edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka pasur hapa pozitiv por në vijimësi ka edhe ngecje në vend apo në vijimësi ndodhet rreziku i kthimit mbrapa. Unë dëshiroj të falënderoj kryeminsitrin Sunak dhe lordin Cameron për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë, që të bëhet vitin e ardhshëm vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët evreopian, që do të mbahet në Londër.
Nga ana e tij Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, tha se partneriteti mes dy vendeve do të shkoj edhe në luftën kudër krimit të organizuar.
Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin, për këtë unë dua të ju falënderoj juve sepse keni dhënë një drejtim shumë të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria. Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e suksesshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dhe një problem që kemi hasur dhe ju e keni përballuar është emigrimi në të gjithë Europën,.
Kryeministri Edi Rama tha gjithashtu se së shpejti hapet gara për portin e ri tregtar të Durrësit, duke theksuar se për pjesën ushtarake po presin përgjigje nga NATO.
Sot është një ditë e posaçme për ne, por edhe për mua personalisht, sepse kemi një mik të veçantë, një personalitet të njohur të politikës së jashtme, por edhe një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë, pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe jam i bindur që do rikthehet sërish.
Kemi diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për thellimin e tyre. Kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleatë në NATO, qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilateriale, ky Brtiania synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.
Unë dua të theksoj se kemi folur për përfshirjen e MB në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin që është hekurudha Durrës Prishtinë, që është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes.
Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në projekt të përgjigjes së NATOs për krahun ushtarak të portit dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto ky është një projekt që Britania ka shprehur gatishmërinë që të përfshihet qoftë me financimin qoftë me ekspertizën.



