
Infektimet e Covid në Britaninë e madhe janë 26 herë më të larta se nivelet e një viti më parë. Kështu raporton Zyra për Statistikat Kombëtare.
Shkencëtarët i përshkruan shifrat si "kthjelluese", duke paralajmëruar se rihapja e shkollave këtë javë ka të ngjarë të shkaktojë rritje të mëtejshme të rasteve. Rastet pritet të jenë edhe më të larta pas kthimit të studentëve në universitete e kolegje.



