Misioni ndërkombëtar nën kujdesin e NATO-s në Kosovë, KFOR. refuzoi kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Në një letër të përpiluar me kujdes drejtuar qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, janë përgjigjur se nuk e shohin nevojën e kthimit të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 1244.
Por ata iu referuan vetëm një pjese të rezolutës, sepse nuk kanë të drejtë të refuzojnë. Nuk prisja përgjigje tjetër nga KFOR-i, tani shtrohet pyetja a do të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së...
Nëse shkojmë nesër, Rusia do të na mbështesë, por me gjasë do të konfirmohet përgjigja e KFOR.
Më parë, Serbia ofroi dërgimin e 100 deri në 1000 oficerëve ushtarakë dhe policorë në Kosovë dhe i dërgoi kërkesën përkatëse KFOR-it.



