A përshpejton ‘Facebook’ shkatërrimin e shoqërisë? Pyetja që la Zuckenberg pa fjalë

A përshpejton ‘Facebook’ shkatërrimin e shoqërisë? Pyetja që la Zuckenberg pa fjalë

Mark Zuzckenberg, CEO dhe babai i platformës ‘Facebook’, ka hezituar të përgjigjet sot për disa sekonda kur është pyetur nëse ‘mund të konsiderohet ky rrjet social një përshpejtues i shkatërrimit të shoqërisë?’

Për disa momente Zuckenberg ka mbetur i shtangur, por më vonë tha se beson te demokracia dhe se shpreson që ky besim të mos tradhtohet. Pyetja dhe përgjigjja ndodhën gjatë programit "Axios on HBO".

Zuckenberg u pyet për të ardhmen e krijesës së tij, i akuzuar për përhapje mashtrimesh dhe mendimesh ekstremiste. 

Si do të gjykohet Facebook nga historia? Me 2.5 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën, a mund të luajë vërtet një rol në "shkatërrimin" e shoqërisë?

“Ajo që ne bëjmë, dhe ajo që unë mendoj se e bën në përgjithësi Interneti, është për të fuqizuar individët. Facebook u jep njerëzve më shumë zë për të ndarë përvojat e tyre, ”-tha Mark Zuckerberg.

Sakaq Zuckenberg dhe ‘Facebook’ i kanë shpallur luftë informacioneve të rreme në lidhje me koronavirusin, por gjithsesi duket mjaft e ndërlikuar për të klasifikuar atë që është e saktë dhe e gabuar.

Zuckerberg pranoi se kishte disa probleme: "Nëse dikush dëshiron të ndajë një rast në të cilin vaksina ka bërë dëm ose nëse dikush dëshiron të tregojë se ata janë të shqetësuar për vaksinën, është e vështirë nga këndvështrimi im të them se këto mendime nuk duhet të shprehen."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy