Numri i të infektuarve në Greqi vijon të jetë ende i lartë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 1383 raste të reja pozitive me Covid-19.
Numri i vdekjeve raportohet gjithashtu i lartë, me një bilanc prej 98 viktimash në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2902 që prej fillimit të pandemisë.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 96.1% kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.
594 pacientë janë të intubuar në spitale, ndërsa mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.



