Rama publikoi foto të protestuesve me precedentë/ Dervishi: Super autogol, me 1001 të zeza dhe bën biografinë e studentëve (VIDEO)

Rama publikoi foto të protestuesve me precedentë/ Dervishi: Super autogol, me 1001 të zeza dhe bën biografinë e studentëve (VIDEO)

Publikimi i fotove të protestuesve me precedentë penalë nga ana e Kryeministrit Edi Rama, për gazetarin Ferdinand Dervishi, është një super autogol.

 

I ftuar në MCN, Dervishi tha se qëllimi i vetëm i kësaj strategjie është zhvendosja e vëmendjes nga protesta tek profili i atyre që protestojnë.

 

Kjo që bëri Kryeministri Rama ishte një super autogol, një veprim tërësisht i gabuar. Por pse bëhen këto? Këto janë metoda klasike, të cilat ai nuk i bën për herë të parë. Kjo është një taktikë për të orientuar publikun se shqetësimi kryesor nuk është protesta apo arsyet pse njerëzit janë ngritur, por janë protestuesit e 'rrezikshëm'. Pra, qëllimi është të zhvendoset dhe të orientohet vëmendja e opinionit publik tek individët që etiketohen si të rrezikshëm.

 

Më tej, Dervishi shtoi se personat e skeduar nga Rama kanë reaguar dhe kanë thënë se kanë certifikata të pastra penaliteti dhe janë ndaluar thjesht në tubime të mëparshme politike.

 

Rama ka përdorur gjithmonë të njëjtën narrativë, herë thotë janë agjentë të Iranit, herë të grekëve, herë të serbëve, e tani na tha se janë agjentë të rusëve. Shërbimet tona sekrete nuk kanë nxjerrë asnjë të dhënë apo provë që ne kemi agjentë rusë apo grekë këtu. Janë 3 apo 4 persona nga ata të akuzuarit që po dalin e thonë publikisht: Unë nuk kam probleme penale, e kam certifikatën e pastër të penalitetit'. Ti i merr këta se të dalin që janë ndaluar, po janë ndaluar në mitingje apo në protesta antirama.

 

Gazetari bëri edhe një krahasim me periudhën e diktaturës, duke thënë se kryeministri po u bën biografinë studentëve njësoj si në komunizëm, ndërkohë që ai ka një kabinet të mbushur me ministra dhe kryebashkiakë të arrestuar.

 

Kjo metodë ngjan plotësisht me njollosjen e identitetit që bëhej në kohën e komunizmit. Kush je ti, me 1 mijë e një të zeza, që t'u bësh biografinë studentëve? E ke të provuar në Elbasan e në Durrës që votat ti ka prodhuar krimi i organizuar. Ti po shkatërron breza të tërë dhe nuk po e bën dot këtë vend, në një kohë kur ke gjysmën e ministrave dhe zëvendësministrave të arrestuar.

 

Dervishi u ndal edhe tek kërcënimi i Ramës se protestuesit nuk do të lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, vendime të tilla i takojnë vetëm BE-së dhe nuk janë në dorën e kryeministrit Rama.

 

Edhe deklaratat se do t'u ndalohet hyrja në Bashkimin Europian. Ndalimin në BE e bën vetë BE-ja, nuk e bën dot ti.

 

Në mbyllje, Dervishi tha se jetëgjatësia në pushtet e Edi Ramës vjen pasi përballë ka Sali Berishën. Dervishi deklaroi se nëse Berisha do të largohej nga PD, Rama do të binte nga pushteti.

 

Nëse Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD, atëherë Edi Rama bie menjëherë nga pushteti. Ai është paterica e vërtetë e Edi Ramës. Rama ka marrë tre palë zgjedhje radhazi dhe ka fituar vetëm falë tij dhe faktit që e ka pasur atë përballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy