
Në kuadër të procesit Brdo-Brioni, i cili këtë vit do të mbahet në Tiranë më 8 dhe 9 maj, pritet edhe takimi midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas takimit të Vuçiç në Romë me Matteo Salvinin, presidenti serb udhëton mbrëmjen e 8 majit drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në Tiranë për dy ditë me rradhë.
Mësohet se takimi mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të ketë dialogun Kosovë-Serbi. Mësohet se takimi mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të ketë dialogun Kosovë-Serbi.
Samiti i jashtëzakonshëm i procesit Brdo-Brioni, u themelua në vitin 2010 nga kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë të asaj kohe, për një vizion të përbashkët strategjik të një Europe të bashkuar, të lirë dhe të sigurtë.
Përndryshe, kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë.
Në maj të 2015 ai e vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.



