Policia përplaset me trafikantët në një nga lagjet më të varfra të Rio de Janeiro, 13 të vdekur

Policia përplaset me trafikantët në një nga lagjet më të varfra të Rio de Janeiro, 13 të vdekur

Policia braziliane vrau të paktën 13 trafikantë droge të premten gjatë një përplasjeje në një lagje të varfër në Rio de Janeiro. 

Konfrontimi nisi kur oficerët u sulmuan me armë zjarri ndërsa u afruan në vendin ku ishin fshehur trafikantët në lagjen Santa Tereza, bën me dije policia. 

Policët nisën sulmin me zjarr, duke vrarë 11 persona në vendngjarje dhe duke plagosur disa të tjerë. Policia tha të premten se numri i të vdekurve ishte rritur në 13 pasi dy të dyshuar të plagosur vdiqën në spital.

Asnjë nga policë që morën pjesë në operacion nuk u lëndua.

Zyrtarët sekuestuan drogë, armë dhe municion gjatë operacionit të trafikimit të drogës. 

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një grumbull trupash të përgjakur në pjesën e prapme të makien policia.

Një foto e publikuar nga Associated Press, tregoi një grua të dëshpëruar që po vraponte nëpër rrugët e lagjes duke bërtitur se policia do të 'ekzekutonte' njerëzit brenda një shtëpie aty pranë.

Një grua vajton se policia do të ekzekutojë disa trafikantë të supozuar gjatë një operacioni

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë me përplasje të shpeshta mes policisë dhe bandave të drogës.

Presidenti i ri i ekstremit të djathtë Brazili Jair Bolsonaro bëri fushatë me premtimet për goditjen e krimit në rritje dhe tha se policiat që vrasin kriminelët duhet t'u jepet medalje dhe se nuk përballen me ndjekjen penale.

Në dhjetor, Human Rights Watch tha në një raport se vrasjet e policisë ishin në një 'rekord të lartë' në Rio.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy