Festa përfundoi me 154 viktima, policia e Koresë së Jugut merr përgjegjësinë për tragjedinë e Halloween-it

Festa përfundoi me 154 viktima, policia e Koresë së Jugut merr përgjegjësinë për tragjedinë e Halloween-it

Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pranuar që zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate në incidentin e 29 tetorit, në të cilin si pasojë e shtypjes kanë vdekur qindra persona.

Kjo ka qenë hera e parë që zyrtarët e kanë pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar incidentin, që ka lënë të vdekur 155 persona dhe të plagosur 152 të tjerë.

Komisioneri i Agjencisë Kombëtare të Policisë, Yoon Hee-geun flet gjatë një konference për shtyp pas përplasjes së turmës që ndodhi gjatë festimeve të Halloween në Agjencinë e Policisë Metropolitane të Seulit në Seul, Koreja e Jugut, 1 nëntor 2022.

Sipas Yoon, përgjigja e Policisë ka qenë “zhgënjyese” dhe se ai ka ndjerë “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” lidhur me atë që ka ndodhur dhe është zotuar për hetim të plotë.

Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës pasi një numër i madh njerëzish janë mbledhur në një lagje të Seulit për të festuar Natën e Shtrigave (Halloween). Kjo ka qenë hera e parë që kjo festë është shënuar pa kufizime kundër koronavirusit.

Yoon ka thënë se Policia ka pranuar disa thirrje para se të ndodhte aksidenti, me paralajmërimet se situata është serioze, mirëpo reagimi ka munguar.

Ai i ka bërë këto komente teksa po rritet kërkesa e publikut për llogaridhënie. Tragjedia ndodhi në një prej zonave më të njohura të jetës së natës, në Itaewon. Rreth 100 mijë persona ishin mbledhur për të festuar Halloween, ndonëse kjo nuk është një festë tradicionale e Koresë së Jugut, vitet e fundit ka njohur një popullaritet.

shënime pranë vendit të ngjarjes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy