Bogdani: Universitetet shqiptare janë kthyer në shkolla të mesme, vetëm një rreth i ngushtë bëjnë kërkime shkencore

Bogdani: Universitetet shqiptare janë kthyer në shkolla të mesme, vetëm një rreth i ngushtë bëjnë kërkime shkencore

Pedagogia Mirela Bogdani duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se punësimi i trupës akademike në universitet shqiptar nuk bëhet mbi baza meritokracie. Ajo theksoi se universitetet në Shqipëri janë kthyer në shkolla të mesme, ku dominon mësimdhënia dhe jo kërkimi shkencor.  E pyetur nëse janë të aftë pedagogët shqiptarë që të japin leksione në universitetet e huaja, Bogdani u përgjigj me një batutë të mikut të saj, profesor në Universitetin e Birmingamit, i cili i tha se “profesorët shqiptarë bëhen anonimë sapo kalojnë Rinasin”.

Do ndryshoj praj VKM-ja për titujt shkencor. Aq shpesh ndryshojnë këto titujt. I fundit ka qenë para 3-4 vjetësh, në mos gaboj. Nuk kanë si të ndryshohen kaq shpejt kriteret për marrjen e një titulli shkencor. Një njeri përgatitet veten edhe mendërisht, përgatit planin e punës se sa kohë do t’i duhet. Nga 5 faktorë është bërë në 7. Ose është futur një kriter i ri që duhet të kesh një eksperiencë mësimëdhënie tre muaj në një institucion të huaj. Jam dakord, por duhet t’i krijohen mekanizmat. Duke qenë që s’janë krijuar mekanizmat, si mund t’i kërkosh njeriut që duhet të bësh këtë, se përndryshe s’do marrësh titullin shkencor.

Unë besoj që është një përqindje e vogël. Një kolegu im shqiptar, profesor në Universitetin e Birmingamin thoshte një shprehje që u kthye në batutë, që thoshte ‘profesorët shqiptarë bëhen anonimë kur kalojnë Rinasin’. Nëse do shkojnë jashtë, të bëjnë një kërkim shkencor të mirëfilltë, qoftë një artikull shkencor....E gjithë çështja e punësimit të trupës akademike në universitetet shqiptare s’ka qenë në baza meritokratike. Universitetet private janë bërë si kërpudha, shtimi i universiteteve publike, ka kaluar në inflacion çdo gjë. Nuk është gjithandej kështu. Britania e Madhë ka 106 universitete. Këtu duhet të ketë shkuar te 50! Është shifër inflacioniste që i bën dëm gjithçkaje. Për mua çdo forcim kriteresh për marrjen e titujve akademikë është shumë e mirëpritur dhe i bën dobi arsimit të lartë në Shqipëri, që ka marrë tatëpjetën. Po t’i futemi komisioneve, dalim te disa gjëra që vetëm meritokratik nuk janë. Një tjetër problem i arsimit të lartë shqiptar është demotivimi për punën shkencore. Universitetet në Shqipëri janë kthyer në shkolla të mesme, ku dominon mësimdhënia dhe jo kërkimi shkencor. Kërkimi shkencor është i kufizuar në një rreth të ngushtë pedagogësh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy