Basha bën batuta me gazetarët kur e pyesin se çfarë ka diskutuar me Berishën: Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund

Basha bën batuta me gazetarët kur e pyesin se çfarë ka diskutuar me Berishën: Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka patur sot një ditë të “ethshme” negociatash dhe konsultash, jo vetëm me aleatët e tij por edhe me ish-kryeministrin, Sali Berisha, sa i përket propozimit të zyrtarit të DASH për të pranuar paketën “McAllister” si mundësi për zgjidhjen e krizës.

Siç është bërë e ditur, Basha pati sot dy takime me krerët e partive aleate dhe po kaq edhe me Berishën, por pa preferuar të japë detaje nga këto takime edhe pse burimet nga selia blu kanë pohuar për “BalkanWeb” se “palët po shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes”. 

Në përfundim të takimit të dytë për ditën e sotme me ish-kryeministrin Berisha, gazetarët e kanë pyetur Bashën se çfarë ka diskutuar dhe nëse ishte rënë apo jo dakord për të pranuar paketën “McAllister”. 

Por në mungesë të një përgjigjeje, kreu i PD-së ka preferuar të bëjë një batutë me gazetarët: “Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund”, – është shprehur Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy