Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër, ku një 20-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes.
Klea Muxhaj ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit në maternitetin e Gjirokastrës.
Mësohet se komplikacionet gjatë lindjes janë bërë shkak për vdekjen e 20-vjeçares.



