Stafa: Duke filluar nga pasditja pritet reduktim reshjesh

Stafa: Duke filluar nga pasditja pritet reduktim reshjesh

Gentiana Stafa nga shërbimi meteorologjik ushtarak në një lidhje Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV tha se do pasditen e sotme do të ketë reduktim të reshjeve dhe situata do të vijë duke u stabilizuar.

E pyetur lidhur me reshjet e dëborës, Stafa tha se do të ndërpriten për tu rikthyer ditën e mërkurë dhe më pas do të ndërpriten sërish deri në ditët e para të vitit të ri.

Intervista:

Disa probleme nga reshjet e shiut janë regjistruar në Gjirokastër, si parashikohet moti në orët në vijim në këtë zonë, por edhe më gjerësisht në jug të vendit?

Stafa: E njëjta situatë ka vijuar edhe gjatë ditës, por pasdite do të ketë më pak reshje.

Reshje dëbore janë regjistruar në veri të vendit. A do të vijojnë përgjatë javës dhe në çfarë sasie parashikohen?

Stafa: Reshjet e dëborës do të ndërpriten për tu rikthyer ditën e mërkurë dhe më pas do të ndërpriten deri në ditët e para të vitit të ri.

Gjatë ditës ka pasur disa anulime në transportin detar, a priten erëra të forta në vijim?

Stafa: Mbrëmjen e sotme dhe ditën e martë do të ketë reshje më të reduktuara dhe dallgëzimi do të bjerë. Ditën e enjte do të kemi mot të qëndrueshëm dhe dallgëzimi do të jetë i stabilizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy