Raporti i Covid, MSH: 71 raste të reja në 24 orët e fundit

Raporti i Covid, MSH: 71 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë nxjerr raportin e 24 orëve të fundit, ku raportohen 71 raste të reja infektimi me Covid.

Një shifër e tillë del nga 1161 testime të kryera, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet e reja janë: 30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnjë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Ndërkohë janë 321 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika 20 Prill 2022

Raste të reja ditore 71

Të shëruar në 24 orë 47

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1161

Testime totale 1,795,792

Raste pozitive 274,606

Raste të shëruara 270,789

Raste Aktive 321

Humbje jete 3,496

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy