
Facebook është duke prezantuar një logo të re për produktet dhe shërbimet e tij në një përpjekje për të dalluar kompaninë nga aplikacioni dhe faqja e saj tashmë aq të njohura.
Instagram dhe WhatsApp janë ndër shërbimet që do të mbajnë logon e re FACEBOOK brenda disa javëve në vazhdim.
Aplikacioni dhe faqja kryesore e Facebook-ut do të ruajnë logon e saj të njohur ngjyrë blu.
Logoja e re, e cila është me shkronja të mëdha, shfaqet me ngjyra të ndryshme në varësi të produktit që përfaqëson. Kështu, për shembull, do të jetë e gjelbër për WhatsApp-in.
"Ne donim që marka të lidhej me botën dhe njerëzit në të. Sistemi dinamik i ngjyrave e bën këtë duke marrë ngjyrën e mjedisit të tij”, tha Facebook.
Shefi i marketingut në Facebook, Antonio Lucio tha: "Njerëzit duhet të dinë se cilat kompani i bën produktet që përdorin. Ne filluam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook ka vite”.
"Ky ndryshim i markës është një mënyrë për ta komunikuar më mirë strukturën tonë të pronësisë për njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona për t'u lidhur, ndarë, krijuar komunitet dhe rritur audiencën e tyre."
Senatorja amerikane Elizabeth Warren ka thënë se dëshiron t’i thyejë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook, Amazon dhe Google dhe të vendosë rregulla më të ashpra për to.
Ky plan mund të shihet si mënyra e Facebook për të goditur. Facebook mund të reklamojë gjithçka që dëshiron, por nuk mund të fshehë faktin është tepër e fuqishme. Është koha për ta thyer Big Tech", tha Warren. /BBC/




