Fuqia e ambasadores amerikane në Tiranë vjen paketë bashkë me ndihmën e tyre në kohë të vështira. Kështu u shpreh analisti Adri Nurellai në një intervistë për Arnautistan në MCN TV.
Nurellari komentoi gjithashtu shpalljen non grata të Berishës të cilën e quajti një goditje edhe për qeverinë, pasi sipas tij Ramës i është hequr nga loja dikush që e mbante atë në pushtet.
Ndërkohë për Nurellarin shpallja non grata e Berishës është dhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Analisti tha se ky mund të jetë “paralajmërim” ndaj Ramës se nesër mund të jetë edhe ai.
“Vjen paketë dhe në qoftë se duam të na gjenden pranë në kohë të vështira, ne do të duhet të pranojmë edhe këto të tjerat. Në fund të fundit ja kemi nevojën dhe si arbitër.
Duket një tentativë diplomatike shpallja non grada e Berishës, është një thyerje e cikleve që përsëriten, është një lloj ndërprerje. Një shkundje për të ndalur inercinë.
Së pari mendoj që lidhet me përpjekjen e rikthimit të Shqipërisë ku partia që humb krijon protesta, bllokon për të justifikuar humbjen.
Po ashtu përshtypja ime është që të çlirojnë Shqipërinë nga pengu i tranzicionit. Rama i ka shfrytëzuar mirë Berishën dhe Metën për socialistët e pakënaqur.
Socialistët kanë patur shumë të pakënaqur dhe mendoj që Rama në mënyrë inteligjente i ka shfrytëzuar Berishën dhe Metën.
Është goditje dhe ndaj Ramës duke i hequr nga loja dikë që e mban atë në pushtet, mund të jetë dhe paralajmërim për Ramën që mund të jesh dhe ti nesër.
Shpallja non grada është dhe sulm ndaj qeverisë. Sali Berisha ka qënë 16 vjet dhe pse nuk është çuar asnjë dosje në prokurori sepse këto dokumente i përdorin për komprometime.
Njerëzit e pushtetshëm kanë një lloj imuniteti të nënkuptuar këtu, por mendoj që një qeveri serioze ka shumë instrumente për ta luftuar.”, u shpreh Nurellari.



